Juve mund Leccen, Ramadani: Prisja këtë ndeshje prej 9 muajsh
Me dy gola të Vlahoviç dhe një të Bremer, Juventusi u largua nga Salento me pikë të plota.
“Zonja e vjetër” kaloi lehtë Leccen e Ylber Ramadanit, i cili qëndroi në fushë për të 90’ minutat.
Pak minuta përpara duelit Ramadani u intervistua nga “DAZN” dhe pranoi se ky duel nuk ishte si të tjerët.
“Më duhet ta pranoj. Unë dhe familja ime mezi presim këtë ndeshje. Do të thotë shumë për ne kjo ndeshje”, pohoi mesfushori shqiptar.
Me këtë fitore ekipi piemontez i bën presion Interit duke i marrë vendin e parë në klasifikimin.
Në 21 javë bardhezinjtë kanë grumbulluar 52 pikë ndërsa zikaltrit, të cilët kanë një ndeshje më pak, mbajnë vendin e dytë me një pikë më pak.