Juve, gati të rishikojë kontratën e Pogbas

Juve, gati të rishikojë kontratën e Pogbas

Mesfushori francez Paul Pogba raportohet se ende nuk shëruar plotësisht nga lëndimi që pësoi sezonin e kaluar.

Reprezentuesi francez pas një periudhë të gjatë tashmë është rikthyer në fushën e blertë.

Pogba ishte pjesë e ndeshjes Empoli-Juventus. Por sipas medieve italiane, francezi ka ndier dhimbje gjatë kësaj sfidë dhe duket se lojtari akoma nuk është plotësisht gati për ndeshjet vijuese.

Kjo situatë ka bërë që Juve të rishikojë kontratën e Pogbas, i cili fiton tetë milionë euro në sezone.

Share This