Juve dhe Kean drejt ndarjes
Juventusi dhe Moise Kean është vetëm çështje ditësh kur do të ndajnë rrugët.
Sipas medieve italiane, Kean është në listën e lojtarëve që do të shtien gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.
Lojtari nuk ia ka dalur të tregojë formën e tij më të mirë në sezonin që u mbyll pak ditë më parë në Serie A. Kean nuk ka shënuar asnjë gol në edicionin e fundit.
E ardhmja e tij thuhet së do të jetë larg Torinos. Juve siç raportohet, është duke punuar që t’i gjejë një klub të ri lojtarit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025. /rtk/