Juve dhe Aston Villa e nisin me fitore sezonin në Champions

Juve dhe Aston Villa e nisin me fitore sezonin në Champions

Juventus dhe Aston Villa kanë shënuar fitoret e para në edicionin e ri të Champions League. Derisa skuadra italiane ka triumfuar ndaj PSV Eindhoven ajo angleze ka ngadhënjyer kundër Young Boys.

 

Në ndeshjen e zhvilluar të martën në “Allianz Stadium” të Torinos, Juventus, i drejtuar nga Thiago Motta, ka mposhtur PSV-në me rezultat 3-1.

Yıldız e ka hapur serinë e golave në minutën e njëzet e një, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, McKennie e ka çuar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” e ka vulosur fitoren me golin e González në minutën e pesëdhjetë e dytë. Golin e vetëm për PSV e ka shënuar Saibari në kohën shtesë.

No description available.

Ndërkohë në “Wankdorfstadion” të Zvicrës, Young Boys nuk ia ka arritur ta ndalte furinë e Aston Villa, e cila ka triumfuar me rezultat 0-3.

Tielemans e ka shënuar golin e parë në minutën e njëzet e tretë, ndërsa Ramsey e ka dyfishuar rezultatin në minutën e tridhjetë e tetë. Edhe pse VAR ka anuluar një gol të Watkins në minutën e dyzet e tretë, anglezët e kanë vulosur fitoren në minutën e tetëdhjetë e gjashtë me golin e Onana.

Sonte priten të zhvillohen edhe katër ndeshje të tjera në kuadër të këtij kompeticioni.

Share This