Juve bind ndaj Sassuolos, ‘kërcënon’ Interin
Juventus bind ndaj Sassuolos në takimin e fundit të javës së 20-të të Serie A, që u mbyll me rezultatin 3-0.
Ndeshja u dominua nga vendasit, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 15-të me Vlahovic që zhbllokoi sfidën.
Ndërsa në minutën e 37’, Vlahovic shënoi nga goditja e dënimit duke dyfishuar avantazhin e “Zonjës së Vjetër”.
Takimi vazhdoi me rezultatin 2-0 deri në minutë e 89, kur Chiesa i asistuar nga Locatelli realizoi golin e tretë për ekipin e tij dhe vulosi këtë sfidë, raporton SS.
Pas javës së 20-të, Juventus renditet në vend të dytë me 49 pikë, dy më pak se Inter-i kryesues, teksa Sassuolo renditet në vend të 14-të me 19 pikë.