Julian Nagelsmann zyrtarisht merr “timonin” e Gjermanisë

Julian Nagelsmann zyrtarisht merr “timonin” e Gjermanisë

Trajneri Julian Nagelsmann tashmë edhe zyrtarisht merr drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë.

Nagelsmann do të zëvendësojë të shkarkuarin Hanis Flick. Federata e Futbollit e Gjermanisë (DBF), të premten zyrtarizoi marrëveshjen e arritur me Nagelsmann.

Ish-trajneri i Bayern Munich me Federatën gjermane ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 31 korrik 2024.

Nagelsmann do të drejtojë Gjermaninë në Evropianin  e ardhshëm. Tekniku gjerman pas nënshkrimit të marrëveshjes u shpreh i kënaqur që do të drejtojë Gjermanin në EURO 2024 që pikërisht do të mbahet në tokën gjermane.

“Ne kemi një kampionat evropian në vendin tonë. Kjo është diçka e veçantë – diçka që ndodh çdo disa dekada. Unë i nënshtroj çdo gjë faktit që të kemi një turne të madh në një vend të madh. Kam një dëshirë të madhe për të marrë në këtë sfidë. Paraqitja në Dortmund ishte fillimi. Ne do të jemi një grup i ngushtë vitin e ardhshëm”, tha Nagelsmann për faqen zyrtare të DFB-së.

Sandro Wagner dhe Benjamin Gluck do të jenë ndihmësit e Nagelsmannit te kombëtarja gjermane.

Share This