“Ju ka prishur llamella”: Munishi ironizon rëndë me Dritën, flet me elozhe për Ballkanin
Trajneri dhe analisti, Ismet Munishi, ka ‘thumbuar’ skuadrën e Dritës në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.
Munishi ka thënë se deri më tani nuk e ka parë asnjë skuadër serioze që mund ta rivalizojë Ballkanin në rrugën drejt titullit.
“Drita është dashur eventualisht ta shfrytëzojë shpërqendrimin e Ballkanit kur ka pasur lojëra në Evropë. Drita është dashur të jetë më konkrete. Çka kemi parë dhe bëjmë analizë deri këtu, nuk shoh skuadër serioze që mund ta rivalizojë Ballkanin në rrugën drejt titullit,” tha ai.
Ish-trajneri i Ferizajt vazhdoi edhe të ironizojë me skuadrën gjilanase.
“Feronikeli luajti mirë, derisa Ballkani e qiti një marsh ma nalt, edhe aty po bëhet pastaj diferenca, si pe ndërrojnë shpejtësinë. Teksa Dritës për momentin ju ka prishur llamella, po kanë probleme,” tha Munishi.