Josh Nzeakor, përforcimi i radhës i KB Prishtinës

Josh Nzeakor, përforcimi i radhës i KB Prishtinës

Basketbollisti Josh Nzeakor është përforcimi i radhës i KB Prishtinës.

Kryeqytetasit përmes një njoftimi, kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur me Nzeakor.

Ai luan në pozitën katër, teksa skuadra e tij e fundit ka qenë Birmingham Squadron në G-League. Nzeakor e pati një mesatare prej 3.2 pikësh dhe 2.2 asistimesh për ndeshje. Basketbollisti ka bërë karrierë edhe në shtete si Franca, Gjermania, Meksika e Argjentina.

Ky përforcim për Prishtinën vjen në prag Superkupës së Kosovës në basketboll.

Share This