Jorginho i bindur: Arsenali mund ta fitojë titullin

Jorginho i bindur: Arsenali mund ta fitojë titullin

Futbollisti italian i Arsenalit, Jorginho beson se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e kampionit në Premier League.

“Topçinjtë” mundën Liverpoolin (3-1), të dielën në derbin e madh në ishull.

Jorginho bëri paraqitje të shkëlqyer në fitoren ndaj “The Reds”.

“Ne besojmë në veten tonë dhe llogarisim te ndihma që i japim njëri-tjetrit në fushë”, tha 33-vjeçari.

“Kemi një ekip të mirë dhe një grup modest. Ne e dëgjojmë njëri-tjetrin. Të gjithë mendojmë për njëri-tjetrin në këtë grup dhe dje demonstruam pjekurinë e ekipit tonë”.

“Mendoj se me këtë fitore, por edhe duke parë atë që kemi bërë në dy sezonet e fundit, ne mund të fitojmë titullin në Premier Ligë. Jemi shumë pranë me Liverpooli e Manchester City, ndaj mund t’ia dalim mbanë”, ka deklaruar Jorginho.

Pas fitores ndaj Liverpoolit, ka 49 pikë, dy me pak se skuadra e Jurgen Klopp që kryeson tabelën në Premier League.

Share This