Joncevski zyrtarisht merr drejtimin e KB Bashkimit
Tashmë është zyrtare. Trajneri Aleksandar Joncevski edhe zyrtarisht merr drejtimin e KB Bashkimit.
Klubi prizrenas përmes një njoftimi, ka konfirmuar se trajner i ri do të nisë punën nesër (e premte), derisa Joncevski debutimin do ta bëj të shtunën në ndeshjen e xhiros së 13-të në ndaj Trepçës në Mitrovicë.
“Marrëveshja me trajnerin është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën. Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, Trepçën, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016 dhe së fundmi është selektor i përfaqësueses. KB Bashkimi i uron shumë suksese trajnerit ri Aleksandar Joncevski”, thuhet në njoftimin e KB Bashkimit.