Joe Biden: Rënia e regjimit të Assad një moment historik
Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Joe Biden, ka deklaruar për herë të parë për rënien e regjimit të Bashar al-Assad në Siri.
Në reagimin e tij Biden thekson se më në fund regjimi i cili vrau dhe toruroi mijëra sirianë të pafajshëm ka rënë.
Sipas tij rënia e këtij regjimi është akt themelor i drejtësisë.
“Më në fund regjimi i Asadit ka rënë. Ky regjim brutalizoi dhe torturoi dhe vrau fjalë për fjalë qindra mijëra sirianë të pafajshëm. Rënia e regjimit është një akt themelor drejtësie. Është një moment i mundësisë historike për popullin e shumëvuajtur të Sirisë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin e tyre krenar”, tha Biden.
Kishte shumë spekulime mbi vendndodhjen e Asadit pas raportimeve se ai ishte larguar nga Damasku përpara se rebelët të arrinin atje mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor.