Joao Felix ndëshkon Atletico Madridin, triumfon Barça

Joao Felix ndëshkon Atletico Madridin, triumfon Barça

Barcelona me shumë mund ka triumfuar në derbin ndaj Atletico Madridit, në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga.

Katalunasit morën pikët e plota në shtëpi me rezultat minimal 1:0.

Sfida ishte shumë e hapur nga minuta e parë, me blaugranasit që dominonin mirëpo edhe Atletico kishte disa mundësi shënimi.

Zhvillohej minuta e 28-të, kur Raphinha për mrekulli asistoi te Joao Felix i cili me një parabolë të bukur i dha epërsinë vendasve (28’).

Barcelona pastaj kishte edhe disa raste shënimi me Raphinhan, Felix dhe Robert Lewandowskin mirëpo s’ia dolën t’i finalizojnë.

Në anën tjetër, Atletico tentoi me Alvaro Moratan dhe Memphis Depay mirëpo portieri Pena bëri pritje të mrekullueshme që t’ua mohojë golin, shkruan nacionale.

Me renditjen momentale, Barcelona ngjitet në pozitën e tretë me 34 pikë derisa Atletico zë vendin e katërt me 31 sosh, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Share This