Jo vetëm Serie A, edhe Bundesliga me 5 ekipe në Champions, por mund të jenë 6-të
Jo vetëm Italia, edhe Gjermania, duke nisur nga sezoni i ri i Champions League do të përfaqësohet me 5 ekipe.
Një meritë të padiskutuar për këtë ka Borussia Dortmund, fitorja e fundit që verdhezinjtë siguruan përballë PSG.
Në pritje që kjo të bëhet zyrtare, Bundesliga siguroi matematikisht pikët e duhura për të mbyllur renditjen e UEFA-s në vendin e dytë, pas Serie A.
Duke nisur nga sezoni i ri, ku për herë të parë në Champions League do të marrin pjesë 36 ekipe, Serie A do të shkojë me 5 ekipe, Bundesliga me 5, për më tepër në Gjermani edhe kjo është e zbardhur.
Në Champions, sezonin e ri, do të luajnë Leverkusen, Bayern Munich, Stutgard, Leipzig dhe Borussia Dortmund, pasi kjo renditje nuk ndryshon deri në fund të sezonit.
Ashtu si Serie A, edhe Bundesliga mund të shkojë në Champions me 6 ekipe, nëse Atalanta, Roma, apo Bayer Leverkusen fitojnë Europa League.