Jo vetëm Milan, një tjetër klub i Serie A interesohet për Armando Brojën
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja është ndër objektivat e Bologna për të zëvendësuar holandezin Joshua Zirkzee, i cili është në bisedime të avancuara për t’u bashkuar me Milanin.
Bologna mund të rivalizojë Milanin për Brojën këtë verë, pasi sulmuesi në pronësi të Chelseat thuhet se është në radarin e klubit befasues në Serie A për të zëvendësuar Zirkzee që pritet të largohet.
Milani ka vendosur të paguajë klauzolën prej 40 milionë eurove të sulmuesit holandez dhe tani është në bisedime me agjentin e tij, Kia Joorabchian
Sipas “Sky Sport”, Milani dëshiron të nënshkruajë me Zirkzee dhe Broja, por “Corriere dello Sport” argumenton se klubi Rossoblu mund të sfidojë rivalët e tyre vendas në garën për bomberin shqiptar.
Gazeta italiane shton se klubi nga “Renato Dall’Ara” ka përgatitur tashmë një listë të ngushtë me gjashtë sulmues për sezonin 2024/25, ku përfshihet edhe Broja