Jeton Beqiri merr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës
Shkëndija e Tetovës zyrtarisht është bërë më trajner të ri.
Jeton Beqiri tashmë është emëruar trajneri i klubi të madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Beqiri me Shkëndijën ka firmosur kontratë 1 vit e gjysmë, i cili do të jetë pasues i Ardian Nuhiut.
41-vjeçari në fjalën e tij të parë si trajner i Shkëndijës, është shprehur i lumtur që do ta drejtojë këtë skuadër. Ai tha se është privilegj të drejtosh një klub të madh siç është Shkëndija.
“Të jesh trajner i Shkëndijës është privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe, por në të njejtën kohë është edhe përgjegjësi dhe një sfidë e imja personale. Për këtë pjesë dua të falënderoj kryesinë e klubit dhe pronarët për besimin e dhënë, duke shpresuar që në fund edhe rezultatet të na japin të drejtë dhe të realizojmë objektivat”, ka thënë Beqiri.