Jesus këmbëngul: Nuk kam asnjë problem me Ederson
Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus këmbëngul se nuk asnjë problem me portierin e Manchester City, Ederson.
Jesus dhe Ederson kishin një përplasje të dielën e kaluar në derbin Arsenal-Man City.
Dyshja tani janë së bashku me Kombëtaren e Brazilit vetëm disa ditë pasi ata kacafytën në fitoren e “Topçinjve” ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë.
“Kam marrëdhënie të mirë, jo vetëm me Ederson, por më të gjithët. Në fushë është normale se mund të ndodhin gjera të tilla”, tha Jesus.
“Ederson dhe unë kaluam shumë kohë së bashku në City dhe ishim shumë të lumtur. Ai e di se sa i dashur jam unë për të dhe gjithashtu edhe unë e di se sa i dashur është ai për mua”.
“Por në fushë ai mbron ekipin e tij dhe unë mbroj ekipin tim. Ishte një moment kur ne po fitonim dhe nuk është e lehtë t’i mposhtim ata”, ka theksuar sulmuesi brazilian.