“Jeni frikacakë”, Messi kapet me sulmuesin e Realit: Ne jemi Kampionët e Botës!

“Jeni frikacakë”, Messi kapet me sulmuesin e Realit: Ne jemi Kampionët e Botës!

Sfida mes Brazilit dhe Argjentinës e luajtur në stadiumin Maracana, prodhoi shumë tension dhe dhunë në tribuna, aty ku tifozeritë u përplasën ndërsa nuk mungoi edhe përfshirja e policisë që acaroi edhe më shumë argjentinasit.

Lojtarët e Argjentinës vendosën të ktheheshin në dhomat e zhveshjes derisa të qetësohej situata. Megjithatë, të nxitur edhe nga tensioni në tribuna, nervat u reflektuan edhe te lojtarët në fushë, aty ku Lionel Messi ishte një nga protagonistët kryesorë.

Në momentin që Argjentina u rikthye në fushë për të nisur ndeshjen, Rodrygo, sulmuesi i Real Madrid i akuzoi kundërshtarët se ishin frikacak.

Një fjalor që Messi nuk ia fali dhe iu kthye duke i thënë se në fushë kishin zbritur Kampionët e Botës dhe se Rodrygo bënte mirë ta mbyllte gojën. Një moment që kaloi shpejt me brazilianin që nuk reagoi edhe pasi Messi e goditi pas koke.

Share This