”Jemi të përkushtuar veçanërisht tek Asociaconi”, Macron porosi Prishtinës nga Beogradi
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sonte se Parisi është i shqetësuar për siç tha ‘lëvizjet e njëanshme’ të Kosovës.
Sipas tij ato nuk japin sinjal të mirë, ndërsa ka shtuar se Franca do të vazhdojë të monitorojë me kujdes kushtet në të cilat jetojnë serbët në Kosovë dhe mbetet e përkushtuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton klankosova.tv.
”Me partnerët tanë evropianë kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për lëvizjet e njëanshme të Kosovës që nuk dërgojnë sinjal të mirë. Sigurohuni që Franca do të vazhdojë të monitorojë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”.
“Në këtë kuptim, ne jemi veçanërisht të përkushtuar për formimin e Asocacionit së Komunave Serbe”, tha Macron në një fjalim të përbashkët me presidentin serb, Vuçiq.