Jasir Asani shënon një tjetër gol

Jasir Asani shënon një tjetër gol

Sulmuesi shqiptar Jasir Asani vjen më një tjetër gol.

Reprezentuesi i Shqipërisë, ka shënuar sërish në fitoren e skuadrës së tij Gwangju kundër Seoul (3-1).

Asani po kalon një moment të artë në karrierën e tij, pasi po gjen rregullisht rrugën e rrjetës me skuadrën e tij si në kampionatin korean edhe në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Asani vjen më formën e mirë në kombëtaren shqiptare në prag të dy ndeshjeve të radhës kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve.

Share This