Jasir Asani: Në Gjermani, me mentalitetin e duhur

Jasir Asani: Në Gjermani, me mentalitetin e duhur

Jasir Asani realizoi golin e dytë në fitoren 3-0 të kuqezinjve në miqësoren përballë Lihtenshtejnit, duke ekzekutuar në mënyrë perfektë një goditje dënimi.

Pas ndeshjes sulmuesi kuqezi është shprehur: “Çdo ndeshje është e vështirë, si miqësore si kualifikuese”.

“Ne zbresim në fushën e lojës për të dhënë maksimumin. Do të shkojmë në Gjermani me mentalitetin e duhur. Jemi një familje e madhe, kështu do jemi gjithmonë. Na pret një rrugë e gjatë, jemi një grup shumë i fortë, do bëjmë gjëra të mira.

“Kundër Italisë është një ndeshje shumë e madhe. Me Brojën, Dakun apo Manajn, do jemi një, do japim maksimumin. Duam t’i gëzojmë tifozët me një fitore kundër Italisë”. /rtsh/

Share This