Jashari u shpall më i miri në ndeshjen kundër Atalantas

Jashari u shpall më i miri në ndeshjen kundër Atalantas

Skuadra belge Clib Brugge, është në mesin e 16 skuadrave më të mira të Champions League.

Mbrëmë ekipi ku luan edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Ardon Jashari, fitoi përballë Atalantas, ku luan shqiptari tjetër, Berat Gjimshiti.

Rezultati i përgjithshëm nga dyja ndeshjet ishin 2:5 për Brugge.

E mbrëmë kontribut të madh në fushë dha reprezentuesi i kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari.

Ishte pikërisht Jashari, ai që u shpall edhe lojtar i ndeshjes.

22-vjeçari ishte ‘komandant’ i mesfushës së skuadrës nga Belgjika.

Share This