
Jashari i lumtur në Belgjikë, por i hapur për sfida të reja
Futbollisti kosovar Ardon Jashari e ka përfunduar sezonin e tij të parë me Club Brugge në mënyrën më të mirë të mundshme.
Reprezentuesi i Zvicrës është shpallur futbollisti më i mirë i kampionatit belg, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë edhe Paris Saint-Germain dhe Manchester Cityn.
Jashari në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për të ardhmen e tij.
Ai thotë se është i kënaqur me aventurën në Belgjikë, por Jashari nuk përjashton një lëvizje të mundshme gjatë kësaj verë.
“Ndeshja e fundit nuk ishte lamtumirë. Jam shumë i lumtur në Brugge, por në të njëjtën kohë jam shumë ambicioz. Në futboll nuk i dihet kurrë”, ka deklaruar 21-vjeçari.
Jashari ka treguar potencial të jashtëzakonshëm këtë sezon të garave dhe është bërë një nga figurat kryesore të skuadrës belge.
Interesimi nga PSG dhe klube të tjera të mëdha vetëm sa konfirmon vlerën që ai ka në tregun aktual.