Japin dorëheqje nga Bordi i RTK-së Besnik Boletini e Arta Berisha
Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe anëtarja e këtij organi, Arta Berisha, kanë dhënë dorëheqje.
Ata një gjë të tillë e kanë bërë të ditur përmes postimeve në profilet e tyre në Facebook, pas mbledhjes së sotme të Bordit, duke dhënë secili edhe arsyet e dorëheqjes.
Boletini ka thënë se mos marrja e masave pas publikimit të një artikulli të përkthyer, që burim kishte medien nga Bosnja e Hercegovina “Slobodna Bosna” dhe bllokimi i zgjedhjes së u.d. të drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së e kanë pamundësuar vazhdimin e tij në krye të këtij organi.
E të njëjtin veprim e ka bërë edhe anëtarja e Bordit, Arta Berisha.
Ajo ka thënë se për të ka qenë e papranueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së.