
Janko Iliev rrëmben trofeun ‘Lah Nimani’
Boksieri bullgar Janko Iliev është fitues i Turneut Ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ që u mbajt të dielën në kryeqytetin e Kosovës, turne që u organizua nga Federata e Boksit të Kosovës.
Një tjetër edicion i suksesshëm i Turneut tradicional “Lah Nimani” u përmbyll me emocion, krenari dhe përfaqësim dinjitoz nga boksierë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Turneu, i cili mban emrin e legjendës së boksit kosovar, dëshmoi edhe një herë fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit, për të nxitur frymën garuese dhe për të nderuar vlerat e vërteta të boksit.
Ky turne nuk ishte vetëm një garë, por një kujtim i gjallë i trashëgimisë së Lah Nimanit, i cili vazhdon të frymëzojë brezat e rinj të boksit.
Tetë meçe janë zhvilluar në finalet e këtij turneu që i kushtohet legjendës së boksit tonë, Lah Nimanit.
Garuesi bullgar në duelin finale mundi Stiven Xixi-n e Shqipërisë.
Bullgari bëri boks më të mirë së kundërshtari duke e fituar duelin dhe trofeun e këtij turneu prestigjioz.
Boksierët e ngjitur në ring treguan boks cilësor dhe rivalitet të fortë, derisa ishin boksierët bullgar që dominuan në këtë turne.
Në fund organizatorët ndan çmimet për më të mirët e këtij eventi sportiv:
BOKSIERI PERSPEKTIV
Bernard Osman (MKD)
BOKSIERI FAIR PLAY
Emir Serifovic (BeH)
BOKSIERI MË I MIRË VENDOR
Riad Isufi (Kos)
ÇIFTI MË LUFTARAK
Vuk Dabovic (MNE) vs Rion Bajrami (MKD)
TEKNIKU MË I MIRË
Ahmet Koçi (ALB)
BOKSIERI MË I MIRË
Janko Iliev (Bul) /RTK/