“Janë ble votat me paga para zgjedhjeve”: Kur Murati akuzonte qeveritë e kaluara për korrupsion elektoral

“Janë ble votat me paga para zgjedhjeve”: Kur Murati akuzonte qeveritë e kaluara për korrupsion elektoral

Ndonëse dikur kritikë të zëshëm të qeverive të mëparshme për shpërndarjen e buxhetit në kohë fushatash elektorale, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftuan vetëm 49 ditë para zgjedhjeve ndarjen e 100 eurove për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç, si dhe për pensionistët.

Vendimi, vlera totale e të cilit vlerësohet të jetë rreth 56 milionë euro, u kritikua ashpër nga opozita duke e akuzuar Qeverinë për korrupsion të pastër elektoral – që synon ndikim në vullnetin qytetar në prag të zgjedhjeve.

Ironikisht, vetë ministri Murati ishte një kritik i zëshëm i shpërndarjeve të ngjashme buxhetore gjatë periudhave zgjedhore.

“Ka qenë një papërgegjësie madhe se bilanci bankar patë mbërri në pikë kritikë në atë kohë. Kjo për shkak se patën rrit pagat para zgjedhjeve, vetëm e vetëm për çështje elektorale.” – deklaronte Murati gjatë një parqitjeje në emisionin e Jeta Xharrës në Kallxo.com.

Në atë botë, Murati fliste se si një praktikë e tillë dëmtonte financat publike dhe mbështeste një kulturë klienteliste.

“Kemi të bëjmë më mënyrat e shpenzimit të të hyrave që mbeldhen. Pagat normal që duhet me iu rrit të gjithve. Pagat duhet me u rrit aq sa rritet produktiviteti, e në Kosovë nuk ka ndodh kjo. Në Kosovë janë ble votat me paga para zgjedhjeve. Qeveria duhet me bë politika që nuk i ço paret vetëm në paga klienteliste.” – deklaronte Murati.

Pikërisht në dritën e shpalosjes së kontradiktës mes deklaratave të bëra në të kaluarën dhe vendimeve të marra gjatë ushtrimit të pushtetit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami rikujtoi se ishin pikërisht Albin Kurti dhe Hekuran Murati dy denoncuesit më të mëdhenj të qeverive paraprake për rritje pagash në kohëra zgjedhore: dhe, sot, bëjnë të njëjtën – rritje e pagës për 50 euro në fund të janarit përkatësisht një javë para zgjedhjeve, dhe 50 euro tjera në korrik të vitit të ardhshën.

“Janë këta vet, pash disa video të kryeministrit kur ka qenë në opozitë por dhe Hekuran Muratit, ku këta akuzonin të tjerët që kanë blerë vota me rritjesh pagash. Në mungesë të efikasitetit të tyre, që nuk kanë mbërri me lanë një shenjë pozitive në vend, ne sot nuk i kemi tri projekte të mëdha për një mandat katër vjeçar, mandat i plotë, duke qenë të vetëm pa asnjë parti tjetër në koalicion”, tha Bajrami në një intervistë për Nacionalen.

Share This