“Jam Pep Guardiola për disa trajnerë në Kosovë”
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është një nga trajnerët më njohur në futbollin kosovar.
Ai në një intervistë ekskluzive për lajmi.net ka folur edhe për kritikat e analistëve ndaj tij.
Kosova ka mbetur pa trajner që nga shkarkimi i Primoz Glihas dhe ka pasur spekulime se kush do ta marr drejtimin e Kombëtares.
Trajneri i skuadrës nga Podujeva ka shpallur kandidaturën për të qenë pasardhësi i Glihas, por nuk është pritur mirë nga opinioni kosovar.
Batatina ka deklaruar se niveli i tij është më i lartë se personat që po e kritikojnë atë.
“Për ta vlerësuar unë Ancelottin dhe Guardiolan duhet të jem në nivel të tyre. Për momentin tash unë jam Guardiol për disa trajnerë në Kosovë. Nuk mund të them se do ta lavdëroj vetën, por puna tregon. Puna që e kam bërë me Llapin, mund ta shihni nivelin që e ka klubi, çfarë organizimi kam bërë te Llapi. Nuk është më vetëm pjesa e fushës. Janë shumë pjesë të tjera që e bjnë një trajner të madh”, tha ai.