“Jam krenar për këtë skuadër”, Arteta: Sezonin e ardhshëm do të fitojmë trofe

“Jam krenar për këtë skuadër”, Arteta: Sezonin e ardhshëm do të fitojmë trofe

Arsenal nuk ia doli në Premier League, pasi u rendit në vendin e dytë, por në “Globe Soccer Awards”, Mikel Arteta u vlerësua si trajneri më i mirë në Angli.

Pas çmimit, Arteta tregoi se është krenar për këtë vlerësim, si dhe deklaroi se sezonin tjetër do të fitojë trofe me Arsenal-in e tij.

“Jam jashtëzakonisht krenar, sepse kur vendosa të ndaloj karrierën time si lojtar, mendoja se gëzimet e futbollit do të zhdukeshin. Por, sapo filloi karriera ime si trajner kam ndjerë një pasion të madh për atë që bëj dhe duhet të falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafin që më mbështesin në këtë rrugë. Shpresoj që ata të na çojnë në krye dhe të fitojmë trofe.

Sezoni i ri? Fitore, fitore dhe vetëm fitore. Ne kemi një ekip plot me entuziazëm dhe duam të fitojmë trofe edhe pse konkurrenca është e fortë, por ne do të bëjmë më të mirën”, tha Arteta. /abcnews/

Share This