Jahjaga takon ish sekretaren Clinton
Ish presidentja Atifete Jahjaga ka takuar në Kombet e Bashkuara ish sekretaren Clinton, një mike të madhe të popullit të Kosovës.
“I shpreha mirënjohjen më të thellë Sekretares Clinton për kontributin dhe mbështetjen e saj dhe Presidentit Clinton ndaj Kosovës ndër vite. Ne jemi përherë falenderues për angazhimin e tyre në paqe, siguri dhe zhvillim të vendit tonë, duke qëndruar përkrah popullit të Kosovës në momentet më të vështira”.
“Me Sekretaren Clinton diskutuam edhe për rëndësinë e avancimit të të drejtave të grave dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në pozita të larta udhëheqëse. Përvoja e saj në lidership dhe përkushtimi për fuqizimin e grave dhe vajzave mbeten frymëzim”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.