
Jahja-Xhema për herë të pestë drejtojnë ndeshje në Ligën e Kampionëve
Për herë të pestë çifti i gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja – Sherif Xhema, kanë drejtuar ndeshje në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.
Të shtunën ata ishin të deleguar në derbin e xhiros së fundit të stinorit të rregullt. Në Lubjanë të Sllovenisë u takuan Krim Mercatori dhe skuadra kroate Podravka Vegeta.
Ndeshja e Grupit A ishte dramatike dhe përfundoi 30:29 për Krim Mercatorin.
Delegate e ndeshjes ishte gjermania e njohur Jutta Ehrmann.
Paraqitja e dy gjyqtarëve tanë me thirrjet të EHF-së është vlerësuar shumë lartë.
Krim Mercatori përfundoi i katërti me 13 pikë, ndërsa Podravka e pesta me 11 pikë. Dy skuadrat do të paraqiten në plejof.