Ja sa do të arkëtojë fituesja e këtij sezoni në Champions

Ja sa do të arkëtojë fituesja e këtij sezoni në Champions

Pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve këtë sezon, ku formati do të jetë i njëjtë me ato të viteve të fundit, është një “bekim” për klubet pasi do të kenë mundësi që të arkëtojnë shumë të mëdha eurosh.

Edicionin e kaluar fituesi, Man City, arkëtoi plot 80 milionë euro. Ndërkohë që në këtë sezon pritet se fituesja do të ketë shansin të përfitojë një shifër disi më të madhe rreth 84.14 milionë euro.

UEFA ka bërë me dije se shuma e cila do të ndahet mes skuadrave në bazë të performancës do të jetë e përafërt me atë të edicionit të kaluar pra rreth 2.03 bilionë euro.

Share This