“Ja pse Kane është shumë më i mirë se Lewa”, befason legjenda Bayern-it

“Ja pse Kane është shumë më i mirë se Lewa”, befason legjenda Bayern-it

“Harry Kane është sigurisht më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm për Bayern Munich sesa Lewandowski”.

Pikërisht me këto fjalë ka bërë bujë në Gjermani ish-portieri i bavarezëve, Sepp Maier.

Dy futbollistë të ndryshëm mund të përkufizohen si Harry Kane dhe Robert Lewandowski, të dy fanatikë goli. Por jo, Maier vendosi të zbulojë mendimin e tij shumë personal, duke thënë se anglezi është më i fortë dhe më e rëndësishëm se polaku.

“Në verë supozohej se ai do të ishte i suksesshëm te Bayern, por paraqitjet e tij tashmë janë të jashtëzakonshme. Nuk kam pothuajse asnjë fjalë. E veçanta e Kane, që e dallon atë nga të gjithë sulmuesit e tjerë, është mënyra se si ai punon për lojtarët e tjerë, për shokët e skuadrës.

“Pikërisht për këtë arsye më pëlqen të them se ai tashmë e ka mësuar se çfarë është Bavaria”, tha Mayer për Sport1.

“Harry është perfekt për stilin e futbollit që ekziston në Bundesliga dhe për këtë arsye e konfirmoj: ai është shumë më i çmuar se Lewandowskit”.

Statistikat konfirmojnë: 22 ndeshje të luajtura, 25 gola të shënuar dhe 8 asiste të dhënë.

Kane nuk shënon vetëm gola, është edhe një bekim për shokët e skuadrës.

 

 

Share This