
Ja kur do të kthehet në fushë Rodri
Manchester City ka marrë një lajm të mirë sa i përket rikuperimit të mesfushorit spanjoll Rodri Hernandez.
Sipas ‘Daily Express’, fituesi në fuqi i ‘Topit të Artë’ është afër rikthimit në fushë pas një lëndimi të rëndë në gju.
Rodri pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në shtatorin e kaluar, por ai tashmë është rikthyer në stërvitje dhe ka filluar të punojë me topin. Trajneri Pep Guardiola, megjithatë, ka theksuar se klubi nuk dëshiron të marrë rreziqe të panevojshme.
“Tifozët duhet ta dinë se nuk janë të vetmit që janë të emocionuar. Kanë kaluar pesë apo gjashtë muaj dhe mund të rikthehet pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtar. Por ne duhet të ecim hap pas hapi. Nuk duam të marrim vendime të nxituara për ta rikthyer shumë shpejt”, ka thënë Guardiola.
Bazuar në progresin e tij, Rodri mund të jetë gati për t’u rikthyer rreth datës 26 ose 27 prill, që përkon me gjysmëfinalet e FA Cup. Kjo do të ishte një shtysë e madhe për Manchester Cityn, teksa ekipi i Guardiolës vazhdon garën për trofetë sezonalë.