Ja çfarë shkruajnë gazetat çeke për sfidën ndaj Shqipërisë
Dita e së vërtetës po afron. Shqipëria është gati për sfidën vendimtare ndaj Republikës çekë, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Evropian.
Kundërshtari vjen në Tiranë i motivuar dhe me objektiv fitoren, për të marrë kreun e Grupit E.
Mediat sportive në Çeki pasqyrojnë çdo gjë në lidhje me këtë përballje, nisur edhe nga deklaratat e futbollistëve.
Jakub Brabec, 38 ndeshje me përfaqësuesen, lojtari i tretë më me shumë paraqitje i ka dhënë zemër shokëve të tij të skuadrës. Gazeta “Sport Czech” ka publikuar deklaratën e tij se nuk do të lejojmë të fundosemi në Shqipëri.
Në prag të kësaj sfide, federata çeke e Futbollit ka dhënë udhëzimë për tifozët e tyre, duke u kërkuar që të tregojnë kujdes.
Gazeta “Denik” ka publikuar një artikull me titullin: “Tifozët trima nga Çekia do të përjetojnë ferrin në Shqipëri”. Këshilla është: “Mos ecni nëpër Tiranë me fanellën e Çekisë”.
Ndeshja Shqipëri-Çeki luhet nesër mbrëma në “Air Albani” dhe fillon në orën 20:45.