
Izraeli: Sulmet ndaj Iranit “të papara”
Disa objekte ushtarake janë bombarduar në Iran. Izraeli deklaron se ka vrarë një numër të madh njerëzish nga Garda Revolucionare Iraniane.
“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, IDF, po kryen aktualisht sulme me forcë të paparë”, thotë ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.
Irani sulmoi Izraelin këtë mëngjes. Disa nga raketat e Iranit raportohet se kanë goditur të paktën pesë qytete të ndryshme në Izrael.
Menjëherë pas kësaj, Izraeli u përgjigj me sulme të reja ndaj Iranit. Në një deklaratë, Izraeli thotë se po e sulmon Iranin me “forcë të paparë”.
“IDF aktualisht po kryen sulme me forcë të paparë kundër objektivave dhe trupave të lidhura me regjimin”, thotë Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, raportojnë mediat e huaja.
Sulm ndaj Gardës Revolucionare Iraniane
Tani ka raportime për shpërthime të fuqishme në disa vende në Teheran.
IDF deklaron se sulmet kanë goditur një seli që i përket Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, shkruan Times of Israel. Raportohet se disa persona kanë vdekur.
Sulmohet burgu dhe selia e policisë në Evin
Ndër të tjera, raportohet se është goditur hyrja e burgut famëkeq Evin. Ndër të tjerë, aty është i burgosur edhe studiuesi suedezo-iranian Ahmedreza Djalali.
Izraeli ka sulmuar gjithashtu rrugët që të çojnë në uzinën bërthamore të Fordos.
I njëjti objekt u sulmua nga SHBA-të gjatë natës të së dielës. Pastaj Donald Trump tha se SHBA-të e kishin “fshirë atë”.
Objektiva të tjerë që thuhet se Izraeli ka goditur përfshijnë agjenci të ndryshme policore, siç është selia e inteligjencës së policisë iraniane.
Shkatërroi “orën e fundit të botës”
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se ata kanë shkatërruar gjithashtu të ashtuquajturën “ora e fundit të botës” të Iranit.
Ora u ngrit në qendër të Teheranit në vitin 2017 dhe numëron mbrapsht deri në vitin 2040 – viti kur shteti izraelit do të pushojë së ekzistuari, sipas regjimit iranian, raporton rtk.