
Izraeli: Irani lëshoi rreth 200 raketa balistike ndaj nesh, s’ka dëme në pikat tona strategjike
Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se Irani lëshoi mbrëmë si kundërpërgjigje rreth 200 raketa balistike në Izrael.
Sipas IDF-së, shumica e raketave u kapën nga mbrojtja ajrore, ndërsa rreth 25%, prej tyre iu shpëtuan sistemit duke bërë që të godasin në zona të hapura pa shkaktuar dëme në ndonjë infrastrukturë kritike.
“Një numër i vogël i raketave shkaktoi viktima dhe dëme, përfshirë në zonat e banimit në Tel Aviv, Ramat Gan, dhe Rishon Lezion në Izraelin qendror”, shpjegon IDF.
Tre izraelitë u vranë dhe rreth 70 të tjerë u plagosën nga sulmet e raketave iraniane.
Ushtria thotë se të gjitha bazat e saj, përfshirë bazat ajrore, funksionojnë si zakonisht pa asnjë dëm për funksionalitetin e tyre.
Izraeli thekson më tej se disa dronë që u lëshuan gjatë natës u rrëzuan gjithashtu nga Forcat Ajrore dhe Marina izraelite.
Ndërkaq, Autoriteti i aviacionit civil të Iranit deklaroi se hapësira ajrore e vendit është mbyllur “ deri në njoftimin e mëtejshëm, ” pas sulmeve të ndërsjella mes Izraelit dhe Iranit që shkëmbyen zjarr një ditë më parë.
“Asnjë fluturim nuk do të operohet në asnjë aeroport të vendit për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve … deri në njoftimin e mëtejshëm, ” thotë agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Njoftimi vjen menjëherë pasi ushtria izraelite tha se avionët e saj kanë lirinë e veprimit në qiellin e Teheranit. /rtsh/