Izraeli godet 10 objektiva terroriste në Liban
Izraeli goditi sot 10 objektiva terroriste duke përfshirë një depo armësh për llogari të lëvizjes pro iraniane Hezbollah dhe duke vrarë një nga luftëtarët e grupit, deklaruan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
“Militanti u vra në një sulm në fshatin Beit Leef në Libanin jugor. Një depo armësh, objekte të infrastrukturës terroriste, objekte ushtarake dhe një raketë-hedhës u goditën në Libanin jugor”, theksoi IDF.
Edhe Hezbollahu nga ana e tij deklaroi vdekjen e luftëtarëve të tij.
Milicia zakonisht nuk jep detaje se kur, ku dhe si vdiqën anëtarët e saj.
Agjencia shtetërore e lajmeve (NNA) tha se avionët izraelitë kryen sulme ajrore duke synuar një shtëpi të pabanuar në një zonë midis qyteteve Jibsheet dhe Aadchit në Libanin jugor me dy raketa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.