Italiani Orsato do të ndajë drejtësinë në ndeshjen PSG-Dortmund
Tashmë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, ka vendosur për arbitrin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Borussia Dortmund.
Kjo sfidë e cila është tepër e rëndësishme për të dy skuadrat, UEFA ia ka besuar arbitrit italian Daniele Orsato.
Orasto do të asistohet nga bashkëkombësit e tij, Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini, kurse, gjyqtari i katërt do të jetë Davide Massa.
Sfida mes PSG-së dhe Dortmundit do të luhet të martën që vjen në ‘Parkun e Pricave’ prej orës 21:00.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren minimale të skuadrës gjermane prej 1-0.