
Italiani Davide Massa do të ndajë drejtësinë në duelin Shqipëri-Serbi
Shqipëria dhe Italia do të përballen këtë të shtunë në ‘Arenën Kombëtare’ në Tiranë.
Kuqezinjtë dhe Serbia do të ballafaqohen në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
UEFA të enjten ka publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në duelin Shqipëri-Serbi.
Një skuadër gjyqtarësh italianë do të vendosë drejtësi në këtë takim. Arbitër kryesor do të jetë Davide Massa, ndërsa Filippo Meli dhe Ciro Carbone do të jenë asistentët e tij. Gjyqtar i katërt do të jetë Fabio Maresca, ndërsa Aleandro Di Paolo do të jetë arbitër i VAR.
Ndeshja Shqipëri-Serbi fillon në orën 20:45.