Italia refuzon misionin e vëzhgimit në Groenlandë

Italia refuzon misionin e vëzhgimit në Groenlandë

Italia ka refuzuar të bashkohet me një mision evropian të vëzhgimit në Grenland, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto e ka qartësuar ironikisht këtë iniciativë, teksa tensionet rriten midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e presidentit Donald Trump për të blerë ishullin arktik.

”Groenlanda. Pyes veten për çfarë? Një udhëtim?”, tha sot ai në Romë.

”Pesëmbëdhjetë italianë, 15 francezë, 15 gjermanë, duket si fillimi i një shenje”, tha Crosetto për misionin e udhëhequr nga Danimarka.

Ministri i Mbrojtjes, i cili i përket partisë së djathtë ”Vëllezërit e Italisë” të kryeministres Giorgia Meloni, shtoi se ”unë jam për zgjerimin, jo për ndarjen e një bote që është tashmë shumë e fragmentuar”.

Ai theksoi se NATO dhe Kombet e Bashkuara duhet të mbeten kornizat kryesore për menaxhimin e sigurisë ndërkombëtare.

Disa vende evropiane anëtare të NATO-s po dërgojnë ekipe të vogla ushtarake në Grenland, një territor kryesisht autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës, për të vlerësuar aftësinë e NATO-s për të mbrojtur rajonin arktik pas kërcënimeve të rinovuara nga presidenti amerikan për të marrë kontrollin e ishullit.

Trump ka thënë se SHBA-ja duhet të marrë në dorë ishullin e pasur me burime për arsye sigurie, pavarësisht kundërshtimit nga Kopenhaga dhe aleatët evropianë të Uashingtonit.

Gjermania po dërgon një ekip prej 15 anëtarësh për vlerësim ushtarak në Groenlandë, ndërsa Franca, Britania e Madhe, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda gjithashtu po marrin pjesë.

Bisedimet e fundit të krizës midis Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Grenlandës nuk kanë arritur të ngushtojnë dallimet. /atsh/

Share This