Italia mezi siguron kualifikimin në EURO 2024, Enis Bardhi i shënon Anglisë
Kombëtarja e Italisë u desh të djersitët goxha shumë për të siguruar kualifikimin në EURO 2024.
Italianët barazuan me Ukrainën pa gola, dhe tashmë janë në Evropianin e ardhshëm.
Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar duel interesant, por që kësaj sfidë joshëse i munguan golat.
Italia avancon si lider i dytë me 13 pikë aq sa ka Ukraina në pozitën e tretë, por me golaverazh më të dobët derisa Anglia e kishte siguruar më parë pozitën e liderit.
Ndërkohë, Anglia e cila më herët e ka siguruar kualifikimin nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 1-1 në udhëtim tek Maqedonia e Veriut, derisa për këtë të fundit shënoi shqiptari Enis Bardhi, i cili realizoi pas topit të kthyer nga penalltia (41’).
Ndërkaq, heroi i “Tre Luanëve” ishte qendërsulmuesi Harry Kane që shënoi nga afërsia pas asistimit të Phil Fodenit (59’).
Anglia e mbyll këtë cikël kualifikues si lider i grupit C me 20 pikë derisa Maqedonia e Veriut në vendin e katërt me tetë sosh.