Ismajli i bashkohet Rrahmanit të Napoli?

Ismajli i bashkohet Rrahmanit të Napoli?

Mbrojtësi shqiptar i Empolit, Ardian Ismajli raportohet se mund të transferohet tek gjiganti italian, Napoli.

Kampionët në fuqi të Italisë, sipas medieve italiane, janë duke kërkuar një lojtar që do të mund të mbulon hapësirën që ka lënë Kim Min Jae.

Reprezentuesi i Shqipërisë, nga ‘napolitanët’ shihet lojtar ideal për të forcuar mbrojtjen e skuadrës nga “Diego Maradona”.

Madje, siç raportohet, negociatat mes Napolit dhe Empolit për Ismajlin janë në duke shkuar mirë dhe duket se Ismajli gjatë kësaj verë, do të vesh fanellën e Napolit, skuadër në të cilën luan edhe mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Kujtojmë së Ismajli do të jetë pjesë e Shqipërisë në Evropianin “Gjermani 2024”, event ky që starton më 14 qershor.

Share This