Islandë-Kosovë, ky është mesazhi i Aro Muric

Islandë-Kosovë, ky është mesazhi i Aro Muric

Portieri i Aro Muric për shkak të lëndimit sonte nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në duel me Islandën.

Islandezët dhe Dardanët do të përballen sonte në Murcia të Spanjës, në ndeshjen kthyese të Play-off-it në Ligën e Kombeve.

Muric kishte treguar performance të shkëlqyer në fitoren e Kosovës kundër Islandës (2-1), në ndeshjen e parë e luajtur në ‘Fadil Vokrri’.

‘Gardiani’ i Kosovës përmes një fotografi në Instagram u ka dërguar mesazh motivues djemve të kombëtares sonë “Forca Kosovë”.

Ndeshja Islandë-Kosovë fillon në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Share This