“Ishte vështirë me Lituaninë”, Asllani: Duam tre pikë edhe me Qipron
Sulmuesi Fisnik Asllani thotë se Kosova do t’i kërkojë vetëm pikët e plota ndaj Qipros, ndërsa është i lumtur me fitoren që morën ndaj Lituanisë.
Asllani hyri si zëvendësues në fitoren e vështirë të “Dardanëve” 1:2 në udhëtim te Qipro.
Për faqen zyrtare të FFK-së, ai komentoi sfidën që e tejkaluan ndaj Lituanisë, si dhe çfarë pret me Qipron.
“Besoj që ka qenë një fitore shumë e rëndësishme, lojë shumë e vështirë. Lituani ka luajtur futboll shumë, tash është edhe atmosfera e mirë që i morëm tre pikë në Kosovë. Tash në lojën e ardhshme besoj se do t’i marrim prapë tre pikë”.
“Ka me qenë lojë shumë e mirë sepse i kemi Dardanët mbrapa, do të na ndihmojnë gjatë lojës. Shpresoj ta bëjmë maksimumin për t’i marrë tre pikë prapë”.
Përballja mes Kosovës dhe Qipros zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45.