Ishte hera e fundit për ”Aerosmith”, por askush nuk e imagjinonte

Ishte hera e fundit për ”Aerosmith”, por askush nuk e imagjinonte

Ishte 9 shtator 2023 kur në skenën e UBS Arena në Elmont, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ”Aerosmith” po performonin, në datën e tretë të turneut të tyre lamtumirës ​​”Pace Out: The Farewell Tour”, sipas rockol.it.

Asnjë nga 20 000 spektatorët në tribunat e stadiumit nuk e imagjinonte këtë, por ajo që ata po dëshmonin ishte në fakt koncerti i fundit i grupit me 150 milionë disqe të shitura.

Turneu i lamtumirës që filloi në Filadelfia, një javë para atij koncerti dhe vazhdoi tre ditë më parë me një shfaqje në Pittsburgh, do të përfundonte me performancën në UBS Arena, gjatë së cilës Steven Tyler pëson dëmtimin e kordave të tij vokale që do ta shtynin ”Aerosmith” të shkruante fjalën “mbaroi” më herët se sa pritej, me njoftimin e tërheqjes që mbërriti dje.

“Duhej të merrnim një vendim të rëndë dhe të vështirë, por të domosdoshëm. Po tërhiqemi nga turneu. Ka qenë një nder i jetës sonë të shohim muzikën tonë të bëhet pjesë e jotja”, shkruan ”Aerosmith”.

”Në çdo klub, në çdo turne të madh dhe në momente të mëdha private, ju na keni dhënë një vend në kolonën zanore të jetës suaj”, theksonte grupi. /atsh/

Share This