Ish-trajneri i kombëtares së Kinës dënohet me 20 vite burg

Ish-trajneri i kombëtares së Kinës dënohet me 20 vite burg

Ish-ylli i futbollit kinez Li Tie, i cili ka punuar edhe si trajner i kombëtares së meshkujve të vendit, është dënuar me 20 vjet burg, i akuzuar për korrupsion.

Li, i cili gjatë karrierës së tij si futbollist, ka luajtur si mesfushor për skuadrën e Premierligës angleze, Everton, është i fundit që është dënuar në fushatën gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit të Kinës në sektorin e saj sportiv, dhe në veçanti të futbollit.

Në vitin 2022, pasi ekipi kombëtar i meshkujve të Kinës nuk arriti që të kualifikohej në fazën finale të Kupës së Botës në Katar, agjencia kundër ryshfetit të vendit nisi një hetim të gjerë për ryshfet dhe trukime ndeshjesh në futbollin profesionist kinez.

Li nuk është i vetmi që është dënuar. Në mars, Chen Xuyuan, ish-kreu i federatës të futbollit të Kinës, u dënua me burgim të përjetshëm për korrupsion.

Share This