Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën – ka ushtruar edhe dhunë fizike në të (VIDEO)

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën – ka ushtruar edhe dhunë fizike në të (VIDEO)

Producenti muzikor, Alberati, në një intervistë dhënë për Prive ka folur në detaje për ish-shokun e tij të ngushtë, Gjestin.

Ai ka treguar se si u njoh me të, fillimet e artistit pejan në karrierë dhe se si e ndihmoi për t’u kyçur në muzikë.

E veç kësaj, ka ndarë edhe disa detaje për ish-partneren e Gjestit Diellzën, të cilën e ka njohur edhe nga afër.

“Diellzën e kam pasur shumë dost, xhelozia e keqe, mendojke se po e pëlqej. Diellza na është gjendur shumë, erdh një kohë kur shkuan të gjitha paratë, ky nuk ka punuar kurrë. Kurrë nuk ka pasur para. Diellzën e kam pasur shumë shok, shumë dost. Ajo më kuptojke, po ky i merrke shumë ndryshe”, tha ai.

Tutje shtoi: “Diellza është një femër, e ka prej meje. Unë e kam njohur me të. Ata janë akoma në lidhje, e ka tradhtuar edhe sa ka qenë aty. Gjesti po gënjen se akoma është me Diellzën. Diellza i ka sjell bukë cigare, kur ka ngrënë bukë e ka çuar në dhomë e ka rrahur. Ky kësi burri është. Ka ushtruar dhunë fizike në të”.

I njëjti mes tjerash ka vënë në dyshim edhe orientimin seksual të këngëtarit.

“Diellza është femër e hijshme. Si mundesh me pas marrëdhënie me një femër si ajo, edhe me përdor gjëra tjera”, përfundoi ai.

Gjesti ka zbuluar se ka bashkëjetuar me Diellzën dhe se në një formë e do akoma.

Share This