Ish-portieri i Zimbabves humb jetën katër muaj pas atakut kardiak

Ish-portieri i Zimbabves humb jetën katër muaj pas atakut kardiak

Një tjetër tragjedi ka goditur Afrikën dhe botën e futbollit.

Pak orë më par është gjendur i pa jetë në shtëpinë e tij ish-portieri i kombëtares të Zimbabves.

Xhorxh Çigova ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare vetëm katër muaj pasi kishte pësuar një atak kardiak teksa stërvitej me ekipin e  SuperSports Junajtid në Afrikën e Jugut.

Në atë kohë trajneri i ekipit la të kuptohej se diçka nuk shkonte me zemrën e futbollistit dhe se askush nuk kishte hedhur dritë mbi sëmundjen e tij.

Çigova kishte qene aktiv edhe në rrjetet sociale ku më 15 nëntor kishte shkruar: “Ç’do ditë është një bekim, hidhni pas krahëve gjërat e këqija dhe falenderoni Zotin për të mirat që kemi”.

Humbja e Çigovës është vetëm e radhës për vendin afriakan. Edhe ish-lojtari Rahman Gumbo ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, por mjekët ende nuk kanë dhënë ende zyrtarisht përgjigjen e autopsisë.

Share This