Ish-lojtari i Realit: Endrick do t’i ‘çmend’ tifozët
Talenti brazilian i Palmeiras, Endrick, tashmë është gati për aventurën e parë evropiane.
Pasi fitojë titullin e kamponit në Brazil me Palmeiras, duke shënuar 11 gola, dhe duke thyer rekordin që mbante ish-lojtari i Palmeiras, Neymar, tashmë Endrick, karrierën do ta vazhdojë në Spanjë.
Sulmuesi brazilian do të veshë fanellën e gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Ish-futbollisti i “Los Blancos”, Jese Rodriguez është i bindur se Endrick do të shkëlqejë tek skuadra “merenguese”.
“Kam luajtur kundër tij si dhe e pashë në disa ndeshje. Ai do t’i çmend ‘tifozët’”, ka thënë Rodriguez.