Ish-legjenda e Bayern Munich reagon ashpër ndaj klubit gjerman: Blejnë lojtar stoli mbi 30-vjeç
Bayern Munich nuk po kalon një javë të qetë, me bavarezët të cilët u mposhtën në shtëpi nga Werder Bremen në sfidën e vlefshme për javën e 18-të.
Një humbje me pasoja, pasi kampionët e Gjermanisë tashmë janë shtatë pikë larg kreut, por me një ndeshje për të rekuperuar, teksa së fundmi për këtë situatë, por edhe për merkaton ka folur edhe Lothar Matthaus.
Ish-lojtari i Bayern Munich jo vetѱm kritikoi drejtuesit për afrimet e bëra, duke vendosur në dukje lëvizjen e fundit, transferimin e Eric Dier, por tashmë legjenda gjermane ka shumë pikëpyetje mbi politikat e klubit.
“Gara për titullin kampion është shumë interesante, sezoni është ende i gjatë dhe do të jetë një fazë e dytë shumë e bukur. Ajo që mua më shqetëson është merkato, politika të cilën klubi po ndjek. Shikoni pak se çfarë po ndodh, në fillim erdhi një lojtarë 30-vjeçar i cili ka qenë zëvendësues te Tottenham, ndërsa tani po luftojnë për një 33-vjeçar (duke nënkuptuar Trippier). Nuk po e kuptoj diçka të tillë, madje më kujtohet që gjatë një bisede me Uli Hoeness, ai më tha se te Bayern kurrë nuk do të transferonin lojtarë që kanë qëndruar në stol, por ja, sot diçka e tillë po ndodh. Kjo më bën të jem pak mosbesues” – përfundoi Matthaus që kritikoi klubin bavarez jo vetëm për lëvizjen e Dier, por edhe për objektivin e kësaj merkatoje, Kieran Trippier, mbrojtësin e Newcastle.
Të mërkurën Bayern Munich do të zbresë në fushën e lojës për të rekuperuar sfidën përballë Union Berlin për llogari të raundit të 13-të, teksa në rast suksesi do ta çonte në katër diferencën me Bayer Leverkusen dhe në këtë mënyrë do të rihapte edhe garën për titullin kampion.