Spoi ka theksuar se me NATO-n kontaktet e para i kanë marr me 12 qershor. “Në ato momente kanë pushuar të gjitha veprimet luftarake të UÇK-së aspekti i sigurisë dhe i është dorëzuar forcave të tyre”, ka nënvizuar ai.

Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor
Sot në Prishtinë është shënuar 26 vjetori i çlirimit. 11 qershori shënon edhe hyrjen e trupave të Zonës Operative të Llapit të UÇK-së në kryeqytet.
Ish komandant i UÇK-së -së, Fatmir Sopi, tha se kryeqyteti ishte kursyer nga veprimet e drejtpërdrejta luftarake gjatë luftës së UÇK-së pasi Prishtina ishte qendër politike dhe sensibilizonte opinionin botëror për luftën në Kosovë.
“Në Prishtinë janë mbajtur shumë protesta në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe për arsye se Prishtina ishte e mbipopulluar edhe me të zhvendosurit nga zona tjera të luftës. Qëllimi i mos aktiviteteve tona direkte ka qenë që të mbrohet popullata civile nga masakrat sepse soldateska serbe nuk kursente askënd”, tha ai në “Info Plus” në RTK
Sopi ka sqaruar se para qershorit e mbanin Prishtinën të rrethuar dhe se në të gjitha fshatrat vepronin njësitet e UÇK-së. “Ishim në gjendje gatishmërie dhe kryenim luftime sporadike me njësite serbe të cilat ishin në lëvizje. Mirëpo malet e saj ishin të mbushura me ushtarë dhe prisnim urdhrin për të hyrë në qytet”, ka rrëfyer ai.
Ai ka deklaruar se këto njësitet kanë kryer edhe luftime sporadike me njësitet serbe të cilat plaçkitnin gjatë urdhrit për tërheqje.
“Ne morëm informacion se forcat serbe gjatë tërheqjes mund të bënin masakra, prandaj si komandë e Brigadës 153 në fillim të qershorit vendosëm që njësitet elite të UÇK-së të hynin në Prishtinë në mënyrë të padukshme dhe t’i zinin pozicionet e duhura”.
Sopi ka kujtuar që më 11 qershor morën vendim që në vende të caktuara të vendosen flamuj kombëtarë dhe të shpallet Prishtina qytet i lirë. “Në ato momente shpërthyen edhe lot gëzimi nga shumë qytetarë që kishin mbetur aty. Ka qenë një ngjarje e përshkruar dhe përpjekja shekullore për liri dukej në horizont. Njësitet e UÇK-së tanimë kishin marrë kontrollin në zonat periferike të qytetit, ndërsa forcat serbe prisnin urdhrin për tërheqje”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe luftimet e kësaj brigade me forcat serbe, teksa ka thënë se në pamundësi që të përballen me ta, ata kryen masakrat në Makovc, Grashticë dhe Koliq.